Ish-zyrtarë të CIA-s të shqetësuar se Trump po manipulohet nga Putini

Ish-zyrtarë të CIA-s të shqetësuar se Trump po manipulohet nga Putini

12 nëntor 2017 21:03

Dy zyrtarë të lartë amerikanë të inteligjencies thanë të dielën se kanë frikë se Presidenti Donald Trump po manipulohet nga Presidenti rus Vladimir Putin, pasi Trump tha se besonte në sinqeritetin e Putinit kur ky i fundit ka mohuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Ish-drejtori i CIA-s John Brennan dhe ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper, thonë se Trump ka keqadministruar lidhjet e Moskës edhe pse një avokat i posaçëm po heton lidhjet e mundshme midis ekipit të fushatës së Trump dhe Rusisë.

“Mendoj se Trump është, për çfarëdo arsye, ose i frikësuar nga Putin, i frikësuar nga ajo që mund të bëjë ose çfarë mund të dalë si rezultat i këtyre hetimeve... Është ose naivitet, injorancë apo frikë për sa i përket asaj që zoti Trump po bën përballë rusëve”, tha Brennan në CNN.

Clapper shtoi se liderët e huaj që hapin qilimin e kuq për Trump janë në gjendje të manipulojnë atë.

“Unë mendoj se të dy, edhe kinezët edhe rusët mendojnë se mund të luajnë me të”, tha Clapper, transmeton KosovaPress.

Komentet e tyre erdhën pasi Trump u tha gazetarëve gjatë fundjavës se kishte folur me Putinin përsëri mbi akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale dhe se presidenti rus sërish ka mohuar përfshirjen.

“Me të vërtetë besoj se, kur ai thotë këtë, e ka me të vërtetë”, u tha Trump gazetarëve. “Unë mendoj se ai është shumë i ofenduar për këtë çështje, gjë kjo e cila nuk është e mirë për vendin tonë”, shtoi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme