Botë

ISIS-i humb bastionin e fundit të madh në Siri

Ushtria e Sirisë dhe aleatët e saj kanë rimarrë kontrollin e Albu Kamalit, bastionit të fundit të madh të grupit militant Shteti Islamik (IS).

“Çlirimi i qytetit Albu Kamal është shumë i rëndësishëm, sepse sinjalizon rënien e përgjithshme të organizatës terroriste në rajon”, thuhet në deklaratën e komandës ushtarake, transmeton rel.

Me humbjen e Albu Kamalit, militantët e Shtetit Islmaik nuk kanë më kontroll të madh territorial në Siri dhe Irak dhe besohet se ata janë duke u shpërndarë nëpër shkretëtira në perëndim dhe lindje të Lumit Eufrat.

Javën e kaluar, Shteti Islamik ka humbur Deir al-Zorin në Siri dhe Al-Kaimin në Irak.