Pse Serbia ia ndërroi emrin Caribrodit të populluar me bullgarë në Dimitrovgrad?

Pse Serbia ia ndërroi emrin Caribrodit të populluar me bullgarë në Dimitrovgrad?

09 nëntor 2017 12:29

Beograd, 9 nëntor – Pjesëtarët e pakicës bullgare në lindje të Serbisë kërkojnë që emri Dimitrovgrad të kthehet ashtu siç ka qenë dikur – Caribrod, shkruan “Ballkan Insajt”, transmeton Koha.net.

Anëtarë të organizatës së Krahinës Perëndimore, siç i quan Bullgaria territoret e veta dikurshme në Serbi, theksojnë se me ndryshimin e emrit Caribrod në Dimitrovgrad ka nisur asimilimi i bullgarëve në këtë territor.

Dje në Bosilegrad bullgarët shënuan Ditën e Krahinës Perëndimore, që përkujton ditën e vitit 1919 kur Bullgaria, pas disfatës në Luftën e Parë Botërore, ia dorëzoi Serbisë këtë territor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme