Vuçiqi në dhjetor takohet me Putinin në Rusi

Vuçiqi në dhjetor takohet me Putinin në Rusi

09 nëntor 2017 12:28

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kah mesi i dhjetorit do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rusi, ku do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Deklarata e presidentit të Komisionit Evropian Jean Claud Juncker, i cili dje tha se pret që Serbia të bëhet anëtare e BE-së para vitit 2025, është shumë inkurajuese për qytetarët, të cilët mund të dëgjojnë se presidenti i KE-së llogarit në Serbinë si anëtare të BE-së para 2025, tha sot Vuçiq.

Ai tha se për herë të parë kanë marrë në mënyrë të qartë horizontin e së ardhmes së shtetit serb.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme