Marrëveshje biznesi kino-amerikane me vlerë 250 miliardë dollarë

Marrëveshje biznesi kino-amerikane me vlerë 250 miliardë dollarë

09 nëntor 2017 11:09

Pekin, 9 nëntor - Kompanitë nga SHBA-ja dhe Kina kanë nënshkruar marrëveshje biznesi me vlerë më shumë se 250 miliardë dollarë në fusha si energjia, prodhimi dhe aviacioni gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Pekin.

Presidenti amerikan, Trump dhe ai kinez, Xi Jinping mbikqyrën dje nënshkrimin e kontratave tregtare dhe marrëveshjet e investimeve gjatë një takimi me delegatët e biznesit, ku gjithashtu, Trump foli rreth reduktimit të deficitit tregtar të SHBA-së me Kinën.

“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme lidhur me praktikat e padrejta tregtare që kanë shkaktuar deficitin”, tha Trump.

“Në të vërtetë ne duhet të hetojmë transferimin e detyruar të teknologjisë dhe vjedhjen e pronës intelektuale, që po i kushton Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kompanive të saj, të paktën 300 miliardë dollarë në vit”, tha presidenti amerikan, Trump.

Marrëdhënia tregtare SHBA-Kinë për fat të keq është shumë e padrejtë dhe e njëanshme”, shtoi Trump.

“Por, unë nuk mund të fajësoj Kinën, pasi në fund të fundit kush mund të fajësojë një vend për faktin që ka përfituar nga një vend tjetër për të mirën e qytetarëve”, deklaroi Trump, duke fajësuar administratën e SHBA-së për lejimin e vazhdimit të mosbalancimit të tregtisë .

Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë në një “stad të ri historik”, tha Xi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme