Dorëheqja e dytë brenda një jave në qeverinë May

Dorëheqja e dytë brenda një jave në qeverinë May

09 nëntor 2017 08:09

Sekretarja britanike e Shtetit për Zhvillimin Ndërkombëtar, Priti Patel dha dorëheqje pasi është takuar me personalitete të politikës izraelite pa informuar qeverinë e saj.

Kjo bëhet zyrtarja e dytë që largohet nga kabineti brenda një jave, njoftoi Downing street.

Patel kërkoi ndjesë publike të hënën për zhvillimin e takimeve me një sërë zyrtarësh izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, gjatë pushimeve në Izrael.

Por mediat raportuan edhe për dy takime të tjera, në Britaninë e Madhe dhe në SHBA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme