Maqedonia në NATO në korrik 2018, më parë duhet të shkatërrojë “Shkupin 2014”

Maqedonia në NATO në korrik 2018, më parë duhet të shkatërrojë “Shkupin 2014”

08 nëntor 2017 14:53

Me titullin “IRJM më 11 dhe 12 korrik të vitit 2018” hyn në NATO, portali “DiferNews” shkruan se Maqedonia do të bëhet anëtare e Aleancës në samitin e ardhshëm që mbahet më 11 dhe 12 korrik.

Paraprakisht Maqedoni do t’i tërheq statujat dhe “tërësisht do ta shkatërrojë planin Shkupi 2014” me qëllim që të hyjë në NATO.

“Çështja për emrin e IRJM-së, hyn në linjën finale edhe në samitin e NATO-s më 11-12 korrik të vitit 2018 në Bruksel, do të ketë zgjidhje definitive për emrin që do t’i mundësojë ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të hyjë në Aleancë”, shkruan portali dhe shton se nëse nuk zhvillohet sipas planit, kjo do të ketë edhe simbolikë, për shkak se do të ndodhë saktë 10 vite nga vetoja e Greqisë në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, transmeton Lajm. Fillimisht, sipas “DiferNews” deri në shkurt duhet të ketë progres të dukshëm. Pastaj, në prill të vitit të ardhshëm, Komisioni Evropian do ta prezantojë për progresin në zgjerim, me kërkesë që Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave inkuadruese. Portali thekson se me qëllim që të arrihet deri atje, kryetari i ri i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, i cili vjen nga partia qeveritare LSDM, kumtoi se do të formojë komision i cili do ta përfshijë punën gjithëpërfshirëse të projektit “Shkupi 2014”. Burimet diplomatike greke kanë deklaruar se çështja për Shkupin kthehet në qendër të diplomacisë amerikane.

Sipas burime mirë të informuara, porosia që e ka transmetuar diplomati amerikan është se Shkupi, së bashku me përparimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe zgjidhjen e kontestit të pazgjidhur me Kushtetutën e BeH-së janë çështje në të cilat duhet të punohet në gjashtë muajt e ardhshëm. Portali pohon se Nikos Koxias dhe kolegu i tij i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, do të zgjedhin “kontakte pas kulisave për tejkalimin e pengesave” dhe se tani më ekziston “proces i dy rrugëve paralele”. Hera e parë, e cila është esencë e mandatit të Methju Nimic, do të përfshijë diskutime rreth emrit dhe shtrirjes së përdorimit, ku është e dukshme se vështirësitë shtrihen në vëllimin dhe interpretimin e erga omnes. Vëzhguesit me përvojë besojnë se ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë do të jetë barrierë e lartë dhe ndoshta do të duhet të kërkohen më shumë “zgjidhje konkrete”. I dyti është për mbiemrat që rrjedhin, shkurtesat dhe emrat tregtare. Mbiemrat që rrjedhin e përfshijnë identitetin dhe gjuhën, elemente të cilat e prekin thelbin e “maqedonizmit” dhe identizmin e Shkupit, shkruan portali, duke përkujtuar se Koxias vazhdimisht thekson se irendentizmi duhet të ndalojë. “Zgjidhja për të cilën do të zgjidhen termet sllovene për identitet dhe gjuhë ndoshta do të ofrojë dalje, edhe pse kjo është çështja më e ndjeshme”, konkludon “direfnjuz”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme