Botë

FBI nuk mund të kyçet në telefonin e terroristit që vrau 26 njerëz në Texas

Descriptive Text

Zyrtarët e FBI-së kanë treguar gjatë një konference se ende nuk po mund të qasen në telefonin e mençur të përdorur nga terroristi i cili vrau 26 njerëz në një kishë në Texas.

Gjatë një konference, agjenti special i FBI-së, Christopher Combs, ka thënë: “Fatkeqësisht, deri në këtë pikë, ne nuk kemi mundur të kyçemi në telefon”, transmeton koha.net.

Ngjarje si kjo kanë krijuar jehonë të madhe edhe më parë, pasi FBI ka thënë se nuk ka mundur të qaset në telefon për shkak të teknologjisë së përdorur të enkriptimit.

Vitin e kaluar, FBI e Apple kanë pasur një betejë të madhe ligjore në gjyq, për atë se nëse kompania teknologjike mund të detyrohet të hapë telefonin apo jo të sulmuesit në San Bernardino në 2015-n.