Botë

SHBA-ja fillon lëshimin e pjesshëm të vizave në Turqi

Ambasada e SHBA-ve në Turqi ka njoftuar sot se rikthen lëshimin e pjesshëm të vizave në misionet e saj diplomatike në këtë vend.

Ky vendim erdhi pasi Ankaraja e siguroi Uashingtonin se asnjë nga punonjësit nuk do të ndalohet ose të arrestohet, për shkak të "ushtrimit të detyrave të tyre", transmeton kp.

"Ne besojmë se gjendja e sigurisë është përmirësuar mjaftueshëm për të lejuar vazhdimin e shërbimeve të kufizuara vizave në Turqi. Ne jemi ende të shqetësuar seriozisht për rastet aktuale kundër punëtorëve të arrestuar të misioneve tona diplomatike në Turqi", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.