Sulmohet me armë një televizion në Kabul

Sulmohet me armë një televizion në Kabul

07 nëntor 2017 08:58

Persona të armatosur kanë sulmuar një stacion televiziv në Kabul të martën derisa shumë punonjës të stafit ndodhen në ndërtesë, i tha një punonjës AFP-së.

"I pashë tre sulmues në kamerat e sigurisë që hynë në ndërtesën e stacionit televiziv, të cilët gjuajtën me armë drejt rojeve dhe më pas hynë në ndërtesë, filluan të hedhin granata dhe të gjuajnë", tha reporteri i Shamshad TV , Faisal Zaland, i cili u arratis nga një derë e pasme, transmeton KosovaPress.

Ende nuk dihen detajet të tjera.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme