Botë

Të paktën 26 të vdekur e 20 të plagosur nga të shtënat në Texas

Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur e 20 janë plagosur nga të shtënat në një kishë në San Antonio, Texas.

Policia ka informuar se e kanë vrarë sulmuesin, i cili gjatë kohës kur brenda në kishë po bëheshin lutjet, ai kishte hyrë dhe me armë zjarri ka shtënë drejt njerëzve, transmeton Koha.net.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa raportohet se numri i të vdekurve mund të rritet.

LEXO EDHE: Të shtëna në një kishë në Teksas, ka viktima