Të shtëna në një kishë në Texas, ka viktima

Të shtëna në një kishë në Texas, ka viktima

05 nëntor 2017 20:37

Një person ka shtënë me armë zjarri në një kishë në Texas gjatë lutjeve të së dielës.

Siç raporton BBC, këto të shtëna kanë rezultuar në shumë viktima, por se ende nuk është konfirmuar numri i saktë, transmeton Koha.net.

Raportohet se i armatosuri ka hyrë brenda në kishë dhe ka filluar të gjuajë me armë zjarri drejt njerëzve.

Policia ka thënë se ka “viktima të shumta”, ndërkaq i armatosuri është qëlluar për vdekje nga policia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme