Lideri katalunas i dorëzohet policisë belge Foto: Reuters

Lideri katalunas i dorëzohet policisë belge

05 nëntor 2017 14:54

Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 4 ish pjesëtarë të kabinetit të tij u dorëzuan në policinë belge.

Lajmin e bëri të ditur një prokuror belg, i cili shtoi se gjykatësi që po shqyrton çështjen do të vendosë deri të hënën nëse do të ekzekutojë urdhër arrestin evropian të lëshuar nga një gjykatë spanjolle të premten, transmeton Tch.

Puigdemont u arratis në Belgjikë pasi Madridi mori kontrollin e rajonit separatist pas referendumit për pavarësinë.

Ai ishte shprehur se nuk do të kthehej në Spanjë nëse nuk do të kishte garanci për një gjykim të drejtë. Puigdemont dhe 4 bashkëpunëtorët akuzohen për rebelim, keqpërdorim të fondeve publike, mosbindje dhe shkelje të besimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme