Trump pritet të takohet me Putinin gjatë vizitës në Azi Foto: AP

Trump pritet të takohet me Putinin gjatë vizitës në Azi

05 nëntor 2017 09:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në Japoni, pasi u kishte thënë gazetarëve në “Air Force One”, se ai pret që të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Trump ka thënë se ai pret që të takohet me Putinin gjatë turneut të tij 12 ditorë në Azi, që do të përfshijë vizitat në Kore të Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine, shkruan rel.

“Pritet që të takohem me Putin”, ka thënë Trump për gazetarët.

“Duam ndihmën e Putinit në Kore të Veriut dhe do të takohemi me shumë liderë të tjerë”, ka shtuar Trump.

Kriza bërthamore e Koresë së Veriut pritet të jetë tema kryesore në bisedimet e liderëve, gjatë vizitës së Trumpit në Azi, që do të fillojë me vizitën në Japoni, me kryeministrin Shinzo Abe.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme