Botë

Anti-korrupsioni arreston princa, ministra e ish-ministra në Arabinë Saudite

Arabia Saudite ka arrestuar 11 princa, katër ministra aktualë dhe dhjetëra ish-ministra në një aksion të gjerë nga organi i ri anti-korrupsion i drejtuar nga Princi Trashëgimtar Mohammed bin Salman, ka raportuar televizioni saudit “Al Arabiya”, transmeton Reuters.

Sipas një zyrtari të lartë saudit, i cili nuk ka pranuar të identifikohet, të ndaluarit janë:

- Princi Alwaleed bin Talal, kryesues i Kingdom Holding

- Princi Miteb bin Abdullah, ministër i Gardës Kombëtare

- Princi Turki bin Abdullah, ish-guvernator i provincës Riyadh

- Khalid al-Tuwaijri, ish-shef i Gjykatës Mbretërore

- Adel Fakeih, ministër i Ekonomisë dhe Planifikimit

- Ibrahim al-Assaf, ish-ministër i Financave

- Abdullah al-Sultan, komandant i forcave marinës saudite

- Bakr bin Laden, kryesues i Saudi Binladin Group

- Mohammad al-Tobaishi, ish-shef i protokollit në Gjykatën Mbretërore

- Amr al-Dabbagh, ish-guvernator i Autoritetet të Investimeve të Përgjithshme në Arabinë Saudite

- Alwaleed al-Ibrahim, pronar i rrjetit televiziv MBC

- Khalid al-Mulheim, ish-drejtor i përgjithshëm i kompanisë Saudi Arabian Airlines

- Saoud al-Daweesh, ish-shef ekzekutiv i Saudi Telecom

- Princi Turki bin Nasser, ish-kryesues i Presidencës së Meteorologjisë dhe Ambientit

- Princi Fahad bin Abdullah bin Mohammad al-Saud, ish-zëvendësministër i Financave

- Saleh Kamel, biznesmen

- Mohammad al-Amoudi, biznesmen