Botë

Islanda me parti të grave

Islanda, pas zgjedhjeve të përgjithshme, është përballur me një rënie drastike të numrit të deputeteve, gjë që e ka nxitur një grup aktivistesh që të nisë një fushatë, për t’u siguruar se Parlamenti i ri nuk do të shpërfillë çështjet e rëndësishme për gratë, mbase duke shkuar aq larg sa krijimi i një partie të re politike.

Më shumë se 120 gra janë mbledhur në kryeqytetin islandez, Reykjavik, duke iu përgjigjur një thirrjeje në grupin e ri në Facebook, “Kvennaframbod” (Kandidatura e grave), për të bërë diçka rreth rënies së numrit të grave deputete, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Proporcioni i burrave karshi grave deputete – 33 me 30 në Parlamentin e mëparshëm – tani është 39 me 24, përqindje kjo më e ulëta e grave deputete që nga 2007-ta.

Soley Tomasdottir nga Lëvizja “E majta- e gjelbra” i ka thënë televizionit publik të Islandës se “Kandidatura e Grave” i druan një “goditjeje të rëndë të drejtave të barabarta”, në një shtet që gjithnjë është mburrur me kredencialet feministe dhe se për këtë arsye partitë politike duhet të jenë të përgatitura që ta trajtojnë me seriozitet këtë çështje.

Çështja e përfaqësimit të grave është akute, edhe më shumë shkaku që zgjedhjet ishin shkaktuar pjesërisht prej skandalit rreth dhunës kundër grave.

Babai i kryeministrit Bjarni Benediktsson kishte shkruar një letër rekomanduese, duke thënë se një pedofili të dënuar për mbesën e tij duhet “t’i kthehet nderi”. E Qeveria pastaj e kishte rritur krizën, duke u munduar që të mos e zbulojë se kush e kishte shkruar letrën.

“Me gjithë valët e feminizmit të viteve dhe dekadave të kaluara dhe me gjithë Qeverinë e rrëzuar shkaku i dhunës ndaj grave, fushata zgjedhore ka qenë e bazuar në tërësi në aspektet tradicionale të dominuara nga burrat”, i ka thënë Soley televizionit islandez... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.