Botë

Ekzorcizmi, “biznesi” në lulëzim i Francës

Ekzorcisti Philippe Moscato bredh prej një dhome në tjetrën, në një banesë të madhe të Parisit, duke spërkatur ambientin me ujë të bekuar dhe duke pëshpëritur fjalë magjike.

“Shpirtrat larg!”, bërtet ai, duke e paralajmëruar të keqen se sulmet prej tash e tutje do t’i ketë të kota. Ai e informon pronarin e shtëpisë se ajri përreth do të pastrohet, pasi ai të përfundojë punën, shkruan “BBC-Economist”, transmeton “Koha Ditore”. Dhe prej kësaj pune do të përfitojnë madje edhe banorët e tjerë të ndërtesës.

Për këtë ritual që zgjat më pak se një orë, Moscato fut në xhep 155 dollarë. Ai thotë se të tilla rituale i kryen nëpër Paris disa herë në javë dhe mesatarisht nga një ekzorcizëm në shtatë ditë. Në gjithë këtë punë ai nuk është i vetëm.

Kërkesë marramendëse

Sado absurde që të duket për shekullin 21, një numër goxha i madh i njerëzve nëpër botë ende besojnë se shpirtrat e ligj bredhin kudo në hapësirë.

Të bindur në ekzistencën e një dimensioni tjetër përveç atij njerëzor, këta njerëz kanë nisur ta kërkojnë gjithnjë e më shpesh ndihmën e një shtrese të vogël, por në rritje të “ekspertëve” që dinë si t’i mbajnë larg këta shpirtra... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.