Botë

Nënat e kurthuara mes drejtësisë dhe fëmijëve xhihadistë

Francezja Nathatlie Haddadi e përjetoi ankthin më të madh të çdo prindi: humbjen e fëmijës. Mirëpo në vend të simpatisë, ajo thotë se është ndëshkuar shkaku i krimeve të të birit si luftëtar i huaj në Siri.

I biri i Haddadit, Belabbas, ishte 21 vjeç kur u vra më 2016. Nëna e tij thotë se ka dhënë gjithçka nga vetja për ta ndihmuar dhe kthyer në shtëpi, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Me ta bërë këtë, Haddadi, një jopraktikuese e islamit 43-vjeçare, u gjet e përballur me autoritetet franceze; në fillim të këtij viti ajo u dënua me dy vjet burgim për financim të terrorizmit, pasi i dërgoi para të birit. Ajo tani ka paraqitur apel kundër dënimit të saj në shtator.

Avokati i saj thotë se sistemi francez i drejtësisë po e shfrytëzon shembullin e Haddadit si përpjekje për t’i bindur familjet e tjera që të mos u ndihmojnë të afërmve të tyre që janë bërë pjesë e organizatave ekstremiste.

Me ISIS-in, që tani po humb territore në Siri dhe Irak, gjithnjë e më shumë ish-xhihadistë po ikin, por prindërit e tyre druajnë se mund t’i presë i njëjti fat si Haddadi nëse i ndihmojnë fëmijët e tyre që të kthehen në atdhe... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.