Botë

Hakmerret Rusia, sanksionon Kanadanë

Descriptive Text

Moska është zotuar se do të hakmerret ndaj Kanadasë, pasi kjo e fundit ka njoftuar për sanksione financiare dhe kufizime për 30 rusë, të lidhur me informatorin po ashtu rus, vdekja e të cilit në vitin 2009 dhe krimet që ai ka zbuluar, kanë ngacmuar Kremlinin.

Lista e Kanadasë, e lëshuar nga Ministria e Jashtme, pasqyron listën pothuajse të ngjashme me atë të SHBA-së, pas miratimit të Ligjit Magnitsky në vitin 2012.

Më herët, gjatë vitit, Kanadaja ka miratuar versionin e saj të ligjit, që siç ndodhi edhe me SHBA-në, u kritikua ashpër nga Rusia.

Kreu i komitetit të hetimeve, Aleksandr Bastrykin, është njëri ndër emrat kryesorë që përmenden në listën e Kanadasë, por në listë po ashtu përmenden edhe disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së taksave.

Në listë figurojnë edhe emrat e disa zyrtarëve të Venezuelës, përfshirë presidentin Nicolas Maduro.

Zyrtarët rusë, në vazhdimësi kanë paralajmëruar se ata do të hakmerren nëse Kanadaja fuqizon sanksionet. Në një kumtesë në faqen online të Ministrisë së Jashtme, zëdhënësja Maria Zakharova kishte kërcënuar Ottawan, pasi që lista me emrat rus ishte publikuar.

“Kjo e nxit pyetjen: Çka shpreson të marrë Ottawa të marrë nga kjo? A mendojnë ata se me të vërtetë po i bëjnë presion Rusisë? Apo, ata vetëm po i kënaqin ambiciet e tyre?”.

“Nëse partnerët tanë duan të luajnë lojën e sanksioneve, atëherë në jemi të detyruar t’u përgjigjemi. Edhe pse ne preferojmë rrugën e bashkëpunimit konstruktiv për çështje që janë të rëndësishme për njerëzit e të dyja vendeve”, ka shtuar Zakharova.

Ambasada ruse në Ottawa, ka lëshuar një deklaratë, ku i ka quajtur sanksionet “absolutisht të pakuptimta”.

"Duke u izoluar nga njëra ndër fuqitë botërore kyçe, për të kënaqur lobistët ruso-fobik, duke vlerësuar një mashtrues ndërkombëtar që sponsorizon hakmarrjen e tij personale, sjell politikën e jashtme kanadeze në një botëkuptim të ngushtë bardh e zi që nuk përputhet me gjeopolitikën moderne", thuhet në deklaratën e Ambasadës.

“Nëse pala kanadeze dëshiron të luajë lojën e sanksioneve, Rusia obligohet t’i përgjigjet. Deri më tani, dhjetëra kanadezë janë ndaluar për të hyrë në Rusi. Nuk është zgjedhja jonë, por me sanksionet e reja, përgjigjja jonë do të jetë e pashmangshme dhe reciproke sa i përket kualitetit dhe kuantitetit”, thuhet më tej në deklaratë.

Magnitsky ishte i punësuar në një institucion financiar kur ai ishte arrestuar nën akuzat për zbulimin e mashtrimit të skemës me taksa prej rreth 230 milionë dollarë.

Ai ka vdekur në vitin 2009 në një burg të Noskës. Vdekja e tij, dhe zbulimi i mashtrimit kanë ndikuar që politika e jashtme e SHBA-së dhe Kanadasë me Rusinë, të zbehet.

Shumica e fondeve të vjedhura në skemën 230 milionë dollarëshe janë shpëlarë nga një biznesmen rus për të blerë një patundshmëri në Manhattan.

Një avokat që kishte përfaqësuar atë në kampanjë, ishte takuar me djalin e presidentit Donald Trump në qershor të vitit 2016.

Sikurse Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera perëndimore, edhe Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.