Ushtria siriane ka rimarrë Deir al-Zourin, bastionin e fundit të madh të grupit militant Shteti Islamik (IS), njoftoi televizioni shtetëror.
Sipas raporteve të tjera, ushtria siriane është duke pastruar tani vetëm disa lagje të vogla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShteti Islamik e ka pasur nën kontroll këtë qytet qysh në vitin 2014.
Deir al-Zour ndodhet pranë Lumit Eufrat dhe është i rëndësishëm për shkak të afërsisë me kufirin me Irakun.
Rikthimi i qytetit nxjerr në pah rritjen e kontrollit të presidentit Bashar al-Assad mbi pjesën lindore të Sirisë.
Ndërkohë, në Irak, forcat qeveritare kanë rikthyer Al-Kaimin, njërin nga qytetet e fundit që ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik.
Ato po ashtu kanë rimarrë kalimin e fundit kufitar midis Irakut dhe Sirisë që ishte në duart e grupit militant.