Familja e sulmuesit në New York thotë se atij i është “shpërlarë truri”

Familja e sulmuesit në New York thotë se atij i është “shpërlarë truri”

03 nëntor 2017 21:23

Motra e sulmuesit të dyshuar të New Yorkut, Sayfullo Saipov, i tha Radios Evropa e Lirë se familja e saj beson se Saipovit, 29 vjeç, i është “shpëlarë truri”, ndërsa autoritetet amerikane i luti që "t’i japin kohë" dhe t’i ofrojnë “gjykim të drejtë".

Umida Saipova po ashtu ngushëlloi famljet e viktimave të sulmit të 31 tetorit, kur Saipov dyshohet se ka goditur me kamion disa veta, duke vrarë tetë prej tyre dhe plagosur disa të tjerë.

“Nëna ime nuk ka vërejtur asnjë shenjë të radikalizimit kur e ka vizituar atë në Amerikë”, tha Saipova.

Muqaddas Saipova e ka vizituar djalin e saj për herë të fundit këtë vit.

Saipov është plagosur nga policia dhe tani ndodhet në paraburgim.

Prokurorët kanë thënë se ai është frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik.

Incidenti ka qenë sulmi më vdekjeprurës terrorist në New York, që nga sulmet e 11 shtatorit, 2001, kur kanë mbetur të vrarë mbi 2,600 njerëz.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme