Botë

Trump emëron Jerome Powellin në krye të Bankës Qendrore

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se do të emëronte Jerome Powell për të drejtuar Bankën Qendrore Amerikane (Fed) në vend të Janet Yellen, mandati i të cilit përfundon në shkurt 2018.

Tashmë zyrtar i lartë në Fed, Jerome Powell, 64 vjeç, një republikan i moderuar, jurist dhe ish-bankier përfaqëson një vazhdimësi të caktuar në politikën monetare, transmeton kp.

Emërimi i tij për katër vitet e ardhshme do të konfirmohet nga Senati.