Botë

Gavin Williamson, ministër i ri i Mbrojtjes në Britani

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Tereza May ka emëruar sot Gavin Williamson për ministër të ri të Mbrojtjes, pas tërheqjes so Sir Michael Fallon.

“Mbretëresha me kënaqësi ka pranuar emërimin e Gavin Williamson”, ka thënë zëdhënësi i kryeministres britanike, përcjell Reuters.

Williamson nuk ka qenë më parë sekretar i shtetit, posti i tij është krejtësisht i ri.

May ka thënë se Williamsonin e presin menjëherë punët e shtetit, transmeton Koha.net.