Botë

Së paku 26 të vdekur e 60 të plagosur nga shpërthimi në një termocentral në Indi

Së paku 26 veta janë vrarë nga shpërthimi në një termocentral në Indinë veriore.

Sipas burimeve zyrtare, 60 veta të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi hodhi hi të nxehtë mbi punëtorët në termocentralin Unçahar, në shtetin Utar Pradesh, tha Sanjay Khatri, zyrtar i lartë administrativ i zonës, transmeton Rel.

Ai tha se shkaku i incidentit nuk dihet ende. Gjithashtu nuk është e qartë se sa punëtorë kanë qenë në fabrikë në atë kohë.

Incidentet industriale nuk janë të pazakonshme në Indi, ku masat e sigurisë shpesh neglizhohen.