Botë

Turqia në 10 ditë ka arrestuar 283 persona lidhur me DEASH-in

Ankara, 2 nëntor – Në operacionet e policisë turke janë arrestuar së paku 283 persona, për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste DEASH, raporton AA.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë turke është konfirmuar se në periudhën mes 22 tetorit dhe 1 nëntorit në Turqi janë zbatuar operacione antiterroriste, objektivi i të cilave ka qenë personat e lidhur me DEASH-in.

Me këtë rast janë arrestuar së paku 283 persona, në mesin e të cilëve 187 të huaj dhe 96 shtetas turq.

Gjatë aksionit janë konfiskuar edhe mjete të improvizuara shpërthyese, lëndë narkotike, armë dhe municione.

Nga policia theksojnë se operacionet kundër terrorizmit do të vazhdojnë.