Trump kërkon që sulmuesi nga New Yorku të marrë dënim me vdekje

Trump kërkon që sulmuesi nga New Yorku të marrë dënim me vdekje

02 nëntor 2017 10:55

New York, 2 nëntor – Presidenti amerikan Donald Trump konsideron se i akuzuari për sulmin me kamion në Manhattan, New York, në të cilin tetë persona humbën jetën, duhet të dënohet me vdekje.

Prokurorët federalë amerikanë edhe zyrtarisht bënë të ditur akuzat kundër emigrantit 28 vjeçar nga Uzbekistani, Sayfulla Saipov, i cili të martën vrau tetë persona.

Prokurorët theksuan se Saipov ka kërkuar që në dhomën e tij në spital të ngjitet flamuri i organizatës terroriste DEASH dhe se “ndjehet mirë për atë që ka bërë”.

Me këtë rast u prononcua edhe presidenti amerikan, i cili në Twitter shkroi se sulmuesi duhet të marrë dënim me vdekje.

“Terroristi nga New Yorku ishte i lumtur kur kërkoi të var flamurin e DEASH-it në dhomën e tij në spital. Vrau tetë persona, ndërsa rëndë plagosi 12 të tjerë. Duhet të marrë dënim me vdekje”, shkroi Trump.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme