Në Austri hyn në fuqi ligji i debatueshëm për të huajt

Në Austri hyn në fuqi ligji i debatueshëm për të huajt

02 nëntor 2017 10:54

Vjenë, nëntor - Në Austri nga dje ka hyrë në fuqi "Ligji për të huajt", i cili parashikon zbatimin e dënimeve të ashpra për refugjatët.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror ORF të Austrisë, ministri i Brendshëm Wolfgang Sobotka ka theksuar se një pjesë e madhe e Ligjit për të huajt do të vendoset në zbatim menjëherëë, ndërsa disa dispozita në kuadër të ligjit do të hyjnë në fuqi në gjysmën e parë të vitit 2018.

Sipas ligjit personat që aplikojnë për azil fillimisht do të mund të dënohen me gjobë deri në 5 mijë euro në rast se japin deklarata të rreme apo dezinformata tek autoritetet në lidhje me informacionet identifikuese si vendi nga vijnë, emri, mbiemri apo mosha.

Ligji në fjalë e bën të detyrueshëm njoftimin e përditësuar të vendbanimit për personat që kanë aplikuar për azil, ku gjithashtu refugjatët duhet ta paraqesin në mënyrë korrekte adresën, qytetin apo komunën ku jetojnë. Në rast të dezinformimit ligji parashikon ndëshkimin me një gjobë nga 100 deri në 1000 euro.

Në këtë mënyrë synohet që refugjatët të pengohen të shkojnë në vende të tjera ose të qëndrojnë pa u regjistruar në Austri.

Ata që nuk largohen nga vendi pas refuzimit të azilit do të dënohen me gjobë prej 15 mijë eurosh ose burg deri në 6 javë

Për personat të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe të cilët nuk dëshirojnë të largohen nga vendi ose ata që tentojnë të hyjnë sërish në këtë vend pasi janë larguar nga Austria do të ketë dënim në gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë euro ose 6 javë burg.

Ndërkohë, me ligjin e ri refugjatëve që u është pranuar azili do ta humbasin statutin e refugjatit nëse marrin dënim për ndonjë vepër.

Në pjesën e ligjit që do të zbatohet në prill 2018, personat që kanë aplikuar për azil do të lejohen të punojnë në organizata joqeveritare në punë në shërbim të komunitetit.

Ligji i ri për të huajt shkaktoi debate kur në muajin mars u vendos në rend dite nga ministri i Brendshëm, Sobotka i cili vjen nga qendra e djathatë ÖVP. Organizatat e sektorit civil argumentojnë se ligji është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme