Botë

CIA publikon edhe 470 mijë dokumente për Bin Ladenin

CIA ka lëshuar rreth 470,000 dokumente të sekuestruara gjatë vrasjes së ish-udhëheqësit të al-Kaidës Osama Bin Laden në vitin 2011.

Materiali i ri përfshin ditarin e tij personal, dokumentet, audio dhe video - duke përfshirë një klip në të cilin shfaqet biri i tij Hamza, në dasmën e tij.

Ky është lëshimi i katërt i materialeve nga CIA, gjatë bastisjes në Pakistan ku edhe ishte i strehuar Bin Ladeni përkatësisht në Abbottabad.

Disa materiale janë ndalur sepse mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare, thotë agjencia e inteligjencës amerikane, transmeton KosovaPress.

"Publikimi i sotëm i letrave, videove, audiove dhe materialeve të tjera të al-Qaeda-s siguron mundësinë që populli amerikan të fitojë njohuri të mëtejshme në planet dhe funksionimin e kësaj organizate terroriste", tha në një njoftim për mediat drejtori i CIA-s, Mike Pompeo.