Një person hap zjarr në supermarket, 3 të vrarë në Kolorado

Një person hap zjarr në supermarket, 3 të vrarë në Kolorado

02 nëntor 2017 09:20

Një person hapi zjarr në një supermarket në Kolorado të Shteteve të Bashkuara duke vrarë dy burra e një grua e duke mbjellë panik mes klientëve të tjerë që vrapuan të tmerruar të largoheshin kush e kush më parë.

Agresori arriti të largohej nga vendngjarja dhe policia është vënë në gjurmët e tij. Që të tre viktimat ndodheshin në të njëjtën zonë në momentin e të shtënave që i kushtuan jetën.

Autori i sulmit nuk ka thënë asgjë, ndërsa hapte zjarr e pastaj është larguar me makinë. Policia beson se ai është i armatosur e i rrezikshëm.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme