Pas akuzave për ngacmim seksual, dorëhiqet ministri britanik i Mbrojtjes

Pas akuzave për ngacmim seksual, dorëhiqet ministri britanik i Mbrojtjes

02 nëntor 2017 09:06

Londër, 2 nëntor – I akuzuar për ngacmim seksual, ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon dha dje dorëheqjen, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë, transmeton ATSH.

Ministri u akuzua se ka vendosur dorën në gjurin e një gazetareje gjatë një darke, gjatë konferencës së partisë konservatore, në 2002.

Michael Fallon deklaroi në BBC se sjellja e tij në të kaluarën nuk ishte ndoshta në lartësinë e duhur./

Komentet

Shto koment

Të ngjashme