Marrëveshje Rusi-Kinë për studimin e Hënës dhe hapësirës

Marrëveshje Rusi-Kinë për studimin e Hënës dhe hapësirës

01 nëntor 2017 23:23

Agjencia ruse hapësinore, “Roscosmos” njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me palën kineze për të përforcuar bashkëpunimin, veçanërisht në studimin e hapësirës së thellë dhe Hënës.

“Roscosmos është kthyer nga Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës (CNSA) për më shumë ndihmë në zhvillimin e teknologjive të lidhura me hapësirën”, theksoi sot agjencia ruse.

Në javët e fundit, Roscosmos deklaroi se “ka marrë mbështetjen e palës amerikane, NASA, për të krijuar një stacion hapësinor në orbitën e Hënës”.

“Ky stacion, i quajtur ‘Deep Space Gateway’ (Dera për në Hapësirën e Thellë), do të modelohet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), që vjen rreth orbitës së Tokës”, kishte njoftuar Roscosmos në fund të shtatorit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme