Puigdemont do të arrestohet nëse nuk paraqitet në gjykatë

Puigdemont do të arrestohet nëse nuk paraqitet në gjykatë

01 nëntor 2017 21:57

Gjykata spanjolle mund të urdhërojë arrestimin e udhëheqësit të Katalonjës, Carles Puigdemont, nëse nuk paraqitet para gjykatës.

Avokati i Puigdemontit, Pol Bekert tha se nëse Spanja kërkon ekstradimin e Puigdemont, i cili ndodhet në Belgjikë, vendimi do të merret nga gjykata belge dhe jo nga qeveria.

Avokati po ashtu ka njoftuar se Puigdemont nuk do të kthehet në Spanjë gjatë javëve të ardhshme, transmeton KP.

Gjykata e Lartë Spanjolle dje u ka bërë thirrje anëtarëve të qeverisë rajonale katalonase të paraqiten në Madrid, si pjesë e një hetimi mbi rebelimin për shpalljen e pavarësisë së provincës spanjolle.

Sipas Gjykatës spanjolle udhëheqësit e shkarkuar të qeverisë së Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 13 anëtarë të tjerë, duhet të paraqiten në Madrid në seancën e së enjtes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme