Angela Merkel, sërish gruaja më e fuqishme në botë Foto: Reuters

Angela Merkel, sërish gruaja më e fuqishme në botë

01 nëntor 2017 19:35

Ajo mund të ketë marrë një goditje pas zgjedhjeve të fundit gjermane, në të cilën fitoi një mandat të katërt si kancelare me autoritet të zvogëluar, por Angela Merkel mbetet gruaja më e fuqishme në botë, sipas “Forbes”.

Merkel kryeson listën e revistës “Forbes” të 100 grave më të fuqishme për të shtatin vit radhazi dhe për herë të 12-të në total.

Kancelarja gjermane mposhti Theresa May, Melinda Gates dhe Sheryl Sandberg në luftën për vendin e parë, pavarësisht goditjes që mori në zgjedhje.

Kryeministrja britanike, Theresa May, renditet në pozitën e dytë, pavarësisht një viti të vështirë në të cilin partia e saj humbi shumicën parlamentare, pas vendimit të saj për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor.

May pasohet nga filantropistja Melinda Gates, nga fondacioni Bill & Melinda Gates, Sheryl Sandberg nga Facebook dhe Mary Barra, shef ekzekutiv i “General Motors”.

Pothuajse gjysma e femrave në listë janë amerikane, derisa Britania e Madhe ka tetë përfaqësues. Pjesa tjetër është nga Evropa, 13.

Hyrjet e reja në listë janë Ivanka Trump (19), e bija dhe këshilltarja e presidentit amerikan Donald Trump, Nikki Haley (43), ambasadore amerikane në OKB dhe aktorja Priyanka Chopra (97), ambasadore e vullnetit të mirë në UNICEF, transmeton kp.

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama nuk është pjesë e listës, pas largimit të saj nga Shtëpia e Bardhë vitin e kaluar. Hillary Clinton, e cila për herë të parë ka hyrë në listë në vitin 2004, ka rënë për 63 pozita, nga e dyta sa ishte në vitin 2016 në pozitën 65, në vitin 2017, transmetojnë mediat britanike.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme