Franca pas dy vjetësh i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Franca pas dy vjetësh i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

01 nëntor 2017 14:43

Franca pas pothuajse dy vjetësh i ka dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ishte vendosur pas sulmit në Paris më 2015, kur ishin vrarë 130 persona.

Kryeministri francez, Eduard Phillipe, me rastin e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, ka vizituar Kullën e Ajfelit, duke porositur turistët dhe francezët se edhe më tej do të gëzojnë nivel të lartë të sigurisë, duke iu falënderuar ligjit të ri antiterror.

Ai me këtë rast paralajmëroi masa më të ashpra të sigurisë në lokacionet e ndjeshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme