Qiellin e Malit të Zi e ruajnë Greqia dhe Italia

Qiellin e Malit të Zi e ruajnë Greqia dhe Italia

01 nëntor 2017 13:20

Ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq ka bërë të ditur se hapësirën ajrore të Malit të Zi do ta kontrollojnë anëtaret e NATO-s, Greqia dhe Italia. Ai i ka thënë TV të Malit të Zi se pritet së shpejti nënshkrimi i marrëveshjes, transmeton Koha.net.

“Greqia dhe Italia do të bëjnë 'air policing' për Malin e Zi, ashtu siç e bëjnë tash disa vite. Kjo nuk do të na kushtojë asgjë”, ka thënë Boshkoviq.

Mali i Zi nuk ka avionë luftarakë, ndërsa ka mbajtur vetëm helikopterë.

Image

Mali i Zi nga qershori është anëtari i 29 i NATO-s. Detyrimet e saj si anëtare kundruall NATO-s janë 475 mijë euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme