Një gjykatë spanjolle i ka dërguar ftesë liderit të Katalonjës

Një gjykatë spanjolle i ka dërguar ftesë liderit të Katalonjës

01 nëntor 2017 09:52

Një gjykatë në Spanjë e ka ftuar liderin e përmbysur të Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe 13 anëtarë të qeverisë së tij të shkarkuar, për të dëshmuar, bën të ditur REL.

Gjykata Kombëtare e Spanjës në Madrid ka njoftuar dje se 14 vetë janë ftuar të dëshmojnë nesër dhe pasnesër, derisa gjykata e fillon procesin e akuzave kundër tyre lidhur me rebelim, nxitje për revoltë dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Puigdemont dje udhëtoi për në Bruksel, pasi javën e kaluar, parlamenti lokal rajonal e shpalli pavarësinë.

Duke folur në Bruksel, dje më herët gjatë ditës, ai nuk e ka qartësuar se sa gjatë do të qëndroj atje, por tha se do të kthehet atëherë kur t’i jepen “garantime” nga qeveria spanjolle.

Ai, po ashtu, theksoi se do t’i pranoj rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në muajin dhjetor, që janë caktuar nga qeveria qendrore e Spanjës, pasi ajo përkohësisht e ka pezulluar autonominë e rajonit dhe i ka shkarkuar zyrtarët lokalë.

Kriza politike në Spanjë është shkaktuar nga referendumi për pavarësi, që u mbajt në Katalonjë më 1 tetor, përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Spanjës se ky referendum ishte ilegal.

Autoritetet e Katalonjës thanë se 90% e 43% të votuesve, që morën pjesë në referendum, ishin në favor të pavarësisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme