Gjykata spanjolle urdhëron liderët katalonjas të paraqitën në gjykatë

Gjykata spanjolle urdhëron liderët katalonjas të paraqitën në gjykatë

31 tetor 2017 21:37

Gjykata e Lartë Spanjolle u ka bërë thirrje anëtarëve të qeverisë rajonale katalone të paraqiten të enjten (më 2 nëntor) në Madrid, si pjesë e një hetimi mbi rebelimin për shpalljen e pavarësisë së provincës spanjolle.

Sipas Gjykatës spanjolle udhëheqësit e shkarkuar të qeverisë së Katalonisë, Carles Puigdemont dhe 13 anëtarë të tjerë, duhet të paraqiten në Madrid në seancën e së enjtes.

Por lideri katalonas nuk është në Spanjë, ai po qëndron në Belgjikë, ku ka njoftuar se nuk ka shkuar që të kërkojë azil, por që të ketë mundësi më të mëdha të veprimit politik

Komentet

Shto koment

Të ngjashme