Botë

Puigdemont s’ kërkon azil

Lideri i shkarkuar katalonjas, Carles Puigdemont, ka deklaruar se erdhi në Bruksel për të vepruar në përputhje me lirinë dhe sigurinë, e jo për të kërkuar azil politik, raporton KTV.

Duke folur në një konferencë për media nga qyteti, Puigdemont ka thënë se do të kthehet në Barcelonë menjëherë nëse procesi i drejtë gjyqësor do të ishte i mundur në Spanjë. Paraqitja e tij në konferencë ishte edhe një kthesë më shumë në krizën e thellë në vend, pasi Katalonja shpalli pavarësinë.

Ai shkoi në Bruksel disa orë para se kryeprokurori i Spanjës e akuzoi për mosbindje dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Akuza të njëjta janë ngritur edhe kundër 13 liderëve tjerë separatistë. Konferencën Puigdemont e mbajti derisa Gjykata Supreme në Spanjë njoftoi se ka filluar procedurat kundër zyrtarëve parlamentarë katalonas lidhur me rolin e tyre në referendum për pavarësi.

Ndërkaq, Paul Bekaert, avokat belg i specializuar në ekstradime, konfirmoi se është duke e përfaqësuar ligjërisht Puigdemontin, por njoftoi se nuk po përgatit kurrfarë kërkesë për azil politik.