Trump e cilëson “gënjeshtar” një prej të akuzuarve për çështjen ruse

Trump e cilëson “gënjeshtar” një prej të akuzuarve për çështjen ruse

31 tetor 2017 20:16

Presidenti amerikan, Donald Trump e cilësoi sot “gënjeshtar” një prej tre të akuzuarve të parë në hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe minimizoi rolin e George Papadoulos në fushatën e tij.

Në një sërë mesazhesh në rrjetin social “Twitter”, miliarderi ka përsëritur se akuza ndaj ish-drejtorit të tij të fushatës, Paul Manafort, ishte e bazuar në fakte shumë përpara garës së tij për Shtëpinë e Bardhë.

Një argument, që ai e kishte bërë në rrjetin social, pak çaste pasi u publikua padia kundër Manafort për komplot kundër SHBA-ve dhe pastrim parash.

“Pak njerëz e njohin të riun me nivel të ulët, emri i të cilit është George, që ka treguar tashmë që ishte një gënjeshtar. Hetoni mbi DEMS! (demokratët)”, konfirmoi presidenti.

Prej tre të akuzuarve të parë nga prokurori special, Robert Mueller, vetëm Papadopulos, një ish-këshilltar për politikën e jashtme, ka pranuar fajësinë dhe bashkëpunimin me policinë federale.

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara dje, ai pranoi se kishte gënjyer FBI-në mbi kontaktet e përsëritura me ndërmjetësuesit e pushtetit rus, për të gjetur se si mund të dëmtonin figurën e kandidates demokrate, Hillary Clinton dhe të përpiqeshin për të siguruar një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe Trumpit.

Kjo është hera e parë që një anëtar i ekipit republikan është përfshirë në kontakte më të thella me ndërmjetësuesit rus. Trump vazhdon të konfirmojë se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim mes fushatës së tij dhe autoriteteve ruse për të fituar zgjedhjet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme