Puigdemont thotë se i pranon rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit

Puigdemont thotë se i pranon rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit

31 tetor 2017 18:43

Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, thotë se do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në muajin dhjetor, që janë shpallur nga qeveria qendrore e Spanjës, pasi përkohësisht e ka suspenduar autonominë e këtij rajoni.

Duke folur sot në Bruksel, Puigdemont tha se nuk po kërkon azil në Belgjikë dhe se do të kthehet në Katalonjë, kur t’i jepen “garantime” nga qeveria në Madrid.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës e ka bllokuar shpalljen e njëanshme të deklaratës së pavarësisë nga parlamenti rajonal, javën e kaluar.

Qeveria në Madrid e ka marrë kontrollin direkt të Katalonjës dhe i ka shkarkuar zyrtarët e rajonit, derisa prokurori shtetëror ka rekomanduar akuza për rebelim dhe nxitje të revoltës kundër Puigdemontit.

Zyrtari më i lartë i qeverisë së Spanjës në Katalonjë, Enric Millo, tha se pranimi i zgjedhjeve të dhjetorit nga ana e zotit Puidgemont është “shumë pozitive” dhe paraqet hap kah kthimi në normalitet i këtij rajoni.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme