Apeli e refuzoi kërkesën e Gruevskit për kthim të pasaportës

Apeli e refuzoi kërkesën e Gruevskit për kthim të pasaportës

31 tetor 2017 17:00

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski vazhdon të mbetet pa pasaportë. Gjykata Apelit nuk pranoi për bazë ftesën e kryeministrit hungarez Viktor Orban për vizitë zyrtare të liderit të opozitës në Hungari.

Në njërën nga seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në shtator, Gruevski kishte kërkuar kthimin e pasaportës duke e arsyetuar atë me disiplinën e tij ndaj obligimit për t’u paraqitur në gjyq.

Më 3 korrik të këtij viti, Gruevskit iu konfiskua pasaporta maqedonase por edhe ajo diplomatike si kompensim për kërkesën e PSP për paraburgimin e tij si i dyshuar në rastin “Titanik” për keqpërdorime zgjedhore.

Përveç në “Titanik” Gruevski është i dyshuari i Speciales edhe në rastet “TNT” dhe “Dhuna dhe shuplakat në Komunën Qendër”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme