Pretendohet për shembjen e një tuneli dhe vdekjen e qindra verikoreanëve

Pretendohet për shembjen e një tuneli dhe vdekjen e qindra verikoreanëve

31 tetor 2017 13:47

Pretendohet se rreth 200 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një tuneli në një territor të testimit bërthamor në Korenë e Veriut.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, transmeton AA, bëhet e ditur se televizioni japonez Asahi ka njoftuar për shembjen e një tuneli, ndërtimi i të cilit ende nuk ka përfunduar në rajonin Punggye-ri i cili është një territor për testimet bërthamore të Phenianit.

Më tej bëhet e ditur se rreth 100 persona kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa 100 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e një shembjeje të dytë gjatë punimeve për shpëtimin e personave që ndodheshin nën rrënoja.

Ndërsa theksohet se nuk dihet se kur është shembur tuneli.

Qeveria e Koresë së Veriut më 3 shtator ka kryer gjashtë testime bërthamore dhe më të fuqishmet që nga viti 2006 e deri më tani.

Ndërsa fotografitë satelitore kanë vënë në dukje rrëshqitjet e dheut përreth dhe në territorin Punggye-ri ku zhvillohen testimet bërthamore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme