500 vjet Reformë, pesë kulme të protestantizmit

500 vjet Reformë, pesë kulme të protestantizmit

31 tetor 2017 13:44

I lindur 500 vjet më parë, kur Lutheri sfidoi autoritetin e Papës, protestantizmi rigrupon një numër të madh kishash, luteriane, të reformuara, evangjelike dhe numëron më shumë se 800 milionë besimtarë në botë.

31 tetor, 1517

Fillimi i lëvizjes së Reformës. Në këtë datë, teologu gjerman, Martin Luther publikoi 95 tezat e tij, fraza të shkurtra në të cilat ai kritikon veçanërisht ushtrimin e tolerancës dhe sfidon autoritetin e papës Leon X ,që do të përfundonte me përjashtimin më 3 janar 1521.

Mesazhi i Lutherit u përhap shpejt në sajë të zhvillimit të tipografisë.

Reforma shkaktoi kryengritje të shumta në Evropë duke çuar në luftra dhe persekutime si masakra e shën Bartolomeut në Francë, në vitin 1572 dhe eksodi i mijëra protestantëve në botë.

Tri degë kryesore

Fillimisht dallojmë tri degë të mëdha në Kishën e reformuar: kishat luteriane, të trashëguara nga mendimi i Lutherit, kishat kalviniste (të reformuara apo protestante) dhe kishat anglikane.

Kalvinizmi (doktrinë e Calvin, themelues i protestantizmit në France – shën.përkth) përcakton aspiratën e frymëzuar nga teologu francez, Jean Calvin i cili e krijoi në bazë të një qasjeje rigoroze duke nisur nga viti 1536 një mënyrë të re funksionimi për Kishën nga Gjeneva.

Anglikanizmi lindi nga një mosmarrëveshje politike mes mbretit të Anglisë, Henri VIII dhe papa Klementit VII që refuzoi në vitin 1530 anulimin e martesës së tij me Catherine Aragon.

Strukturuar si kishë katolike, Kisha anglikane është konsideruar shpesh si gjysmë rruga mes katolicizmit dhe kalvanizmit.

Degët e shumta

Anabaptistët, puritanët, metodistët, baptistët, evangjelikët, pentekotistët, shpërndarjet e Reformës janë të shumta.

Muzeu virtual i protestantizmit (http://www.museeprotestant.org/) dallon pesë familje kryesore: Kishat luteriane, të reformuara, evangjelike, anglikane dhe pentekotiste.

Tri parimet e mëdha

Kishat protestante bazohen rreth tri parimeve të mëdha themelore: dominimi i Biblës (Shkrimi vetëm), rëndësia e besimit (Besimi vetëm) që është një çështje personale dhe nocioni i lutjes (“Lutja vetëm”) që mundëson shpëtimin e njeriut pa nocionin e meritës.

Ndryshe nga rregullat e katolicizmit, priftërinjë nuk privohen nga beqaria dhe priftërimi është i hapur për gratë.

Më shumë se 800 milionë besimtarë

”Duke u shtrirë në një mori kishash, popullsia protestante botërore është e vështirë për t’u vlerësuar”, nënvizon enciklopedia katolike ”Theo”.

Qendra e pavarur kërkimore amerikane mbi fetë “Pew Research Center” vlerëson më shumë se 800 milionë protestantë në botë, sipas një raporti të vitit 2011.

Ata përbëjnë më shumë se një të tretën e të gjithë të krishterëve, ndërkohë që katolikët përbëjnë rreth gjysmën dhe ortodoksët 12 për qind.

Sipas një numërimi të publikuar nga Muzeu virtual i Protestantizmit, evangjelikët do të ishin 500 milionë, pentekotistët 200 milionë, anglikanët 70 milionë, leterianët 65 milionë dhe të reformuarit 50 milionë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme