Fryma e Revolucionit rus të Tetorit sot, 100 vjet pas

Fryma e Revolucionit rus të Tetorit sot, 100 vjet pas

31 tetor 2017 13:31

Para 100 vjetёsh Lenini nisi nё Shёn Peterburg revolucionin. Por me rastin e jubileut nuk janё parashikuar festime tё mёdha, transmeton DW. Kjo pёr arsyen, se revolucioni shёnon njё kthesё tё madhe, gjё qё nuk e entuziazmon Putinin.

"Putin hajdut!” Njё thirrje lufte nё mes tё Shёn Peterburgut gjatё njё proteste nё njё mbrёmje tetori mё 2017. Metropoli mё verior si epiqendёr e protestёs. Ashtu si edhe pёrpara njёqind vjetёsh, kur Vladimir Lenin me bashkёluftёtarёt e tij shpalli Revolucionin e Tetorit duke ndryshuar gjithё botёn. Po sot? Luftё apo romantikё? Sa revolucion kanё sot rusёt nё shpirt? Ky shpirt ekziston tek tё rinjtё kritikё si Dmitrij Mjakshin, 18 vjeҁ, pёrkrahёs i politikanit tё opozitёs Aleksey Navalny. Ai thotё se "ndihem si njё revolucionar. Qёllimi im ёshtё ndryshimi i pushtetit.”

Ky ndryshim pushteti vjeshtёn e vitit 1917 e ktheu Rusinё nё njё shtet socialist tё punёtorёve dhe bujqve, qё ekzistoi mbi 70 vjet, por qё nё fund megjithatё dёshtoi. Sioqoftё gjurmёt kanё mbetur. Shumё vende nё Shёn Peterburg sot tё kujtojnё ngjarjet e atёhershme. Si nё rrugёn me emrin Sovjetskaja. Ose nё Marsovo Pole, nё memorialin pёr viktimat e revolucionit. Dmitrij Mjakshin e konsideron veten si viktimё tё arbitraritetit tё shtetit nё Rusi. Ai u arrestua gjatё njё proteste. Pёr kёtё Dmitrijn tani e kёrcёnojnё deri nё dhjetё vjet burg. Procesi kundёr tij vazhdon. Akuza ёshtё: sulm ndaj pёrfaqёsuesve tё shtetit. "Unё nuk dua dhunё dhe as viktima si nё sheshin Mejdan nё Ukrainё. Unё shpresoj, qё ne mund ta ndryshojmё sistemin tonё me mjete demokratike. Por nёse pushteti i shtetit nuk na dёgjon ne, nё Rusi mund tё ndodhin edhe protesta radikale.”

Bashkimi Sovjetik ёshtё njё kapitull i mbyllur

Jubileu i revolucionit nё Rusi nuk po kremtohet me bujё. Kjo edhe qё ngjarjet e 100 vjetёve mё parё tё mos i frymёzojnё sot kritikёt e sistemit pёr njё pёrmbysje tё re. Kryqёzori historik Aurora, prej nga u dha sinjali legjendar i fillimit tё kryengritjes, ёshtё sot njё muze jo fort i frekuentuar.

Pёr Dmitrij Mjakshin Bashkimi Sovjetik ёshtё njё kapitull i mbyllur. Bashkё me heronjtё e tij. "Unё nuk e vlerёsoj revolucionin komunist. E vetmja paralele, qё mund tё bёsh sot, ёshtё mendimi i kryengritjes popullore. Natyrisht unё kam pak frikё pёr kёtё. Por unё pёrpiqem tё mos e mendoj kёtё. Vetёm kёshtu ne mund t'i arrijmё qёllimet tona.” Si Dmitrij mendon gati gjysma e tё rinjve rusё, sipas sondazheve. Ato nuk e konsiderojnё si tё keqe shpёrbёrjen e Bashkimit Sovjetik.

Glorifikimi i kohёs sovjetike

Ndryshe nga ata, mendojnё komunistёt e rinj, qё marrin shkas nga jubileu i revolucionit pёr njё festё nё Shёn Peterburg. Edhe ata mblidhen nё njё mbrёmje tё ftohtё tetori me kёrkesa politike. Edhe ata duan njё shtet tjetёr. Me simbolikё sovjetike ata glorifikojnё kohёt, qё personalisht nuk i kanё pёrjetuar ndonjёherё. "Nga rrёfimet e gjyshes e gjyshit unё e di qё e kaluara jonё sovjetike ka qenё mё mirё. Njerёzit ishin mё tё dashur me njeri-tjetrin. Jeta ishte nё tё gjitha fushat mё e mirё se sot.”

Dmitrij Mjakshin mendon ndryshe: "Ndonёse vendi ynё po pёrjeton njё hap gjigant prapa, unё nuk jam i sigurtё, qё fitorja e socializmit ёshtё e mundur dhe se kjo mund tё jetё e vetmja e ardhme pёr vendin tonё.” Por komunistёt e rinj, sikurse thotё njёri prej tyre, kanё besim, se "flamuri tringjyrёsh rus nuk do tё rezistojё gjatё. Flamujt tanё tё kuq komunistё do tё valёviten sёrish.”

Dmitrij Mjakshin dhe miqtё e tij nuk duan t'ia dinё pёr flamujt e kuq tё komunistёve tё rinj. Shtetin e para njёqind vjetёve tё punёtorёve dhe fermerёve ata e lidhin me shtypjen e qytetarёve. Pikёrisht kёtё qё ato duan ta luftojnё nё Rusinё e sotme. Ata e shohin qytetin e tyre Shёn Petersburgun si burim frymёzimi pёr idetё dhe ёndrrat e tyre. Endrra pёr njё Rusi demokratike. Dmitrij Mjakshin i lidhur ngushtё me qytetin e tij vlerёson njerёzit dhe arritjet nё Shёn Peterburg. "Kёtu jetojnё njerёz tё aftё, qё mund tё ndёrtojnё qytete kaq tё bukura, njerёz, qё mund ta bёjnё mё tё mirё jetёn e tyre.”

Njё shpresё si pёrpara njёqind vjetёsh. Pёr ata mё aktuale, se kurrё mё parё.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme