Vuçiq kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi

Vuçiq kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi

31 tetor 2017 12:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se zgjedhjet për kuvendin e Beogradit janë të rëndësishme dhe se shumica në Partinë përparimtare serbe kërkojnë që krahas zgjedhjeve në kryeqytet, të mbahen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Ai ka thënë se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, pavarësisht asaj se shumica në Partinë përparimtare serbe janë pro mbajtjes së tyre.

“Nëse shkojnë së bashku me zgjedhjet në qytet, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare nuk mund të jenë në dhjetor. Në shkurt ose mars do të mund të shkohej edhe në njërën dhe në tjetrën”, tha Vuçiq.

Ai ka bërë të ditur se lidhur me këtë do të bisedojë javën e ardhshme me Partinë përparimtare serbe.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme