Në Gjermani arrestohet një sirian që “planifikonte sulm terrorist”

Në Gjermani arrestohet një sirian që “planifikonte sulm terrorist”

31 tetor 2017 12:22

Policia gjermane arrestoi një sirian 19-vjeçar, nën dyshimet se po përgatiste një sulm me bombë, thanë prokurorët.

I dyshuari, i identifikuar si Yamen A., u arrestua të martën në qytetin Shverin.

Policia bastisi shtëpinë e tij dhe disa apartamente të tjera në rajon.

Yamen A. , sipas REL, dyshohet se “ka planifikuar dhe ka përgatitur konkretisht një sulm në Gjermani, të motivuar nga islamikët, duke përdorur eksplozivë të fuqishëm”, thuhet në deklaratën e Zyrës së prokurorit federal.

Qëllim i tij ka qenë “të vrasë dhe të plagosë sa më shumë njerëz", thuhet në dekaratë.

Po sipas saj, nuk ka indikacione se ai ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste

Autoritetet nuk thanë se kur ka arritur i dyshuari në Gjermani.

Policia gjermane është në gatishmëri të lartë ndaj kërcënimit të sulmeve islamike.

Vitin e kaluar, një sulm me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ka lënë të vrarë 12 njerëz. Përgjegjësinë për të e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme