Kostresh i LSV-së kërkon të pengohet baza dhe propaganda ruse në Serbi

Kostresh i LSV-së kërkon të pengohet baza dhe propaganda ruse në Serbi

30 tetor 2017 17:26

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Bojan Kostrsh, ka deklaruar se qeveria e Serbisë duhet të thotë qartas se a po ndërmerr hapa për ndaljen e propagandës ruse, ashtu siç po vepron Bashkimi Evropian.

“Fakti se tetë vende të BE-së e kanë nënshkruar një letër, me të cilën së bashku kërkojnë aktivitet më të madh për këtë rast, kjo do të duhej të ishte sinjal për kujdes” edhe në Serbi, theksohet në deklaratën e sotme me shkrim të zotit Kostresh.

Mëtutje, ai është shprehur se “është momenti i fundit që Serbia në mënyrë të zëshme t’i refuzojë të gjitha presionet e Rusisë që qendra humanitare në Nish të shndërrohet në bazë ruse” dhe ka shtuar se “punëtorëve humanitarë nuk u duhet as status i diplomatëve e as status i të punësuarve në ambasadë, që tash përmendet nga Ivica Daçiq”, ministër i jashtëm i Serbisë, raporton agjencia Beta.

Bojan Kostresh ka tërhequr vërejtjen se nëse Serbia u nënshtrohet presioneve ruse, atëherë qendra në Nish do të mund të ishte “eksterritoriale”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme