Botë

“Novartis” e Zvicrës blen kompaninë e barnave kundër kancerit në Francë

Grupi farmaceutik zviceran “Novartis” ka planifikuar të forcojë biznesin e ilaçeve kundër kancerit duke blerë kompaninë ”Aplikacione të Përshpejtuesit të Avancuar” (AAA), në Francë për 3,9 miliardë dollarë.

“Novartis” një nga prodhuesit më të mëdhenj të ilaçeve në botë, njoftoi sot blerjen e aksioneve të AAA-së.

AAA është e specializuar në mjekësinë nukleare, e cila përdor substancat radioaktive për të zbuluar dhe kuruar sëmundjen e kancerit.

Marrja e aksioneve do t’i mundësojë kompanisë “Novartis” akses në produktin “Lutathera”, i cili u miratua në shtator në Bashkimin Europian për trajtimin e kancerit të traktit digjestiv.

Marrëveshja i mundëson “Novartis” të prodhojë produkte onkologjike në të ardhmen e afërt,dhe gjithashtu të përdorë teknologjinë e zhvillimit të onkologjisë të kompanisë AAA.

Vetëm vitin e kaluar, stafi i AAA-së prej 500 punonjësish arriti të mblidhte 109 milionë (127 milionë dollarë) të ardhura.

Kompania “Novartis”, që ka rreth 121 000 të punësuar në mbarë botën, arriti të siguronte 48,5 miliardë dollarë të ardhura, vitin e kaluar.