Spanja bën thirrje për burgosjen e presidentit katalanas

Spanja bën thirrje për burgosjen e presidentit katalanas

30 tetor 2017 14:23

Kryeprokurori i Spanjës ka bërë thirrje për ngritjen e akuzave ligjorë kundër, presidentit katalanas, Charles Puigdemont, përfshirë edhe ato për rebelim.

José Manuel Maza tha se akuzat duhet të përfshijnë gjithashtu kryengritjen dhe provokimin nga zyrtarët rajonalë.

Qeveria qendrore e Spanjës është gati të marrë kontrollin e institucioneve katalanase dhe zyrtarët spanjollë pritet të vendosen në ministrinë e rajonit ditën e sotme.

Nëse Puigdemont refuzon të largohet, mund të përballet me arrestim dhe ndjekje të mundshme ligjore për rebelim, dënimi maksimal për të cilin është 30 vjet.

Ndërkohë, Madridi ka bërë thirrje për zgjedhje të reja rajonale në 21 dhjetor.

Puigdemont mund të kandidojë në zgjedhje të reja, por Spanja paralajmëroi se kjo mund të ndodhte vetëm nëse nuk do të ishte prapa hekurave.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme