Reagimi i kryeministres May për akuzat se në qeverinë e saj ka ngacmues seksualë

Reagimi i kryeministres May për akuzat se në qeverinë e saj ka ngacmues seksualë

29 tetor 2017 21:37

Pas akuzave se në qeverinë e kryeministres konservatore Theresa May, janë të paktën dy ministra, të njohur si “ngacmues seksual serialë”, ajo ka lëshuar një reagim.

LEXO EDHE: “Sunday Times”: May ka në qeverinë e saj ngacmues seksualë

Ka thënë se duhet të krijohet një shërbim ndërmjetësimi për të gjithë deputetët britanikë, pavarësisht nga cila parti vijnë ata, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

May ka shtuar se nga këto akuza ishte shumë e shqetësuar dhe pretendon se nuk janë të vërteta e gjithashtu do të mbrojë stafin e saj.

“Besoj se është e rëndësishme që ata të punojnë në Dhomën e Komuniteteve dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë”, tha ajo.

Ajo madje i ka bërë thirrje John Bercow, që ta ndihmojë të sigurohet reputacioni i Parlamentit.

Ajo ka shtuar se duhet të kenë fakte të forta për t’u marrë me akuza të tilla.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme